Kaos, vendet e pasura me naftë kanë të njëjtin fat…

Lufta për pasuritë natyrore, “një luftë e gjatë”, e cila kërcënon të ardhmen e njerëzimit. Kjo “luftë pa kufij” është e ndërlidhur ngushtë me një proces global të ristrukturimit ekonomik, i cili ka ndihmuar në rrëzimin e ekonomive kombëtare dhe në varfërimin e sektorëve të mëdhenj të popullsisë së botës, -shkruan Gazeta e Re.

Në çfarëdo kohe përpara luftërave të mëdha përjetohen pa qartësi ekonomike të mëdha. Çmimi dhe dallgët e kursit të shkëmbimit të parave dalin në krye të tyre. Kështu ndodhi para luftës së parë botërore, po e njëjta gjë ndodhi edhe para luftës së dytë botërore.

Lindja e Mesme ishte një zonë e stërmadhe, pothuajse e gjitha nën kontrollin e Perandorisë Osmane deri në fund të Luftës së Parë Botërore. Kjo perandori u rrënua dhe më 1919-n miliona kilometra katrorë posedime të saj u ndanë nga fuqitë fituese në formën e “Mandateve”, një emër i përdorur për zëvendësimin e fjalës me nam të keq, “koloni”. Pra tani e tutje këto vende ishin pothuajse nën kolonin e fuqive perëndimore.

Britanikët morën Palestinën dhe Irakun. Francezët morën Sirinë dhe Libanin. Të gjitha këto vende gradualisht fituan pavarësinë pas Luftës së Dytë Botërore duke u bashkuar me Egjiptin, Arabinë Saudite, e Persinë, të cilat qenë të pavarura që më herët ose entitete politike të veçanta. Pasuritë e mëdha të nëntokës së disa prej këtyre vendeve, veçanërisht Iraku, Irani e Arabia Saudite, u dhanë rrugë ambicieve për ndërtimin e perandorive. Kështu nisën luftërat për primatin e kësaj hapësire të gjerë të njohur herë si Bota Arabe, (22 vende), herë si Bota Islamike. Nacionalizmi pan-arab dhe radikalizmi politik qenë dy filozofitë bazë në këtë përplasje, ku socializmi dhe kapitalizmi hynë me raste në fushëbetejë.

Lufta Iran-Irak ishte më e ashpra në drejtim të përpjekjeve për këtë primat. Iraku, një vend me sipërfaqe më të vogël dhe relativisht i ri, u përplas me Iranin, një vend shumë më i vjetër, më i madh e me eksperiencë shtetare më të fuqishme. Në ‘lojë’ ishte kontrolli i rrugëve detare nga ku kalon pjesa dërrmuese e naftës që konsumohet në botë. Një sukses në këtë luftë do t’i jepte Irakut kontrollin e prodhimit dhe transportit të një pjesë të madhe të naftës së botës, do të nxirrte në hije Arabinë Saudite dhe rrjedhimisht do të vendoste bazat për një perandori me ndikim të gjerë nga Persia deri së paku në Egjipt.

Iraku vendi më i pasur për nga nafta u favorizua në këtë ‘luftë’, dhe ashtu u bë, në syrin e perëndimit Iraku doli fitues por kjo shkaktoi qe ky vend të mbetej e vetmuar në rajon, gjë që më vonë do të lehtësonte ‘pushtimin’ e pasurive të këtij vendi. Në kohën e Sadam Huseinit, Iraku përjetonte ‘boomin’ e mirëqenies sociale ku të ardhurat mujore e një punëtori me pagë minimale arrinte afro 890 dollarë, por kjo nuk mjaftoj që ai të forcoj pushtetin pasi që një gjë të tillë do të pamundësonte shtirmini e apetit të fuqive të mëdha në këtë vend. Andaj dhe Sadami duhet të ‘shkonte’ dhe ashtu u bë, regjimi i tij ra, vendi mbeti pa krye dhe e përshtatshëm për ‘kolonizim’, tani pas 19 viteve që kur filloi lufta në këtë vend, paqja ende vazhdon të mos jetë konstante, nafta prodhohet dhe shitet me çmime shumë të ulëta, blerësi kryesor është ShBA-ja.

Një tjetër vend i pasur me naftë është edhe Siria, ku lufta civile e nisur në vitin 2011 ende vazhdon me pasoja. Shteti nr. 3 – Jemeni, vend shumë i pasur për nga burimet natyrore ballafaqohet me kriza politike, ekonomike madje edhe me kriza për elemente themelore për jetesë siç janë: uji i pijshëm, buka etj.

I njëjti fat ka trokitur edhe në derën e Libisë ku është rrezuar i famshmi. Gadaffi të cilin bota ka njohur dhe vazhdon të njeh si një diktator ‘gjakpirës’, por libianët të cilët dikur kërkonin ‘kokën e tij’, sot çajnë dhe vajtojnë për kohërat kur ai ishte në pushtet, pasi që populli nën pushtetin e Gadafit gëzonte një mirëqenie sociale shumë të mirë, siguracion shëndetësor, shtëpi dhe makine falas per çiftet të sapomartuara, grante, donacione dhe kredi pa kamatë. Pagat minimale silleshin rreth 1200-2000 dollarë në muaj. Sot në këtë vend nuk ka një sistem të qëndrueshëm, kriza politike dhe ajo ekonomike ende mbizotëron dhe pasurit natyrore të këtij vendi ‘thithen’ me çmime qesharake.

Prodhimi i naftës i ka zhvendosur kohët e fundit edhe raportet në botën e energjisë. Lufta e ‘ftohtë’ për naftë mes ShBA-së dhe Arabisë Saudite.

Matje e forcave në tregun e karburanteve. Duke i falënderuar të ashtuquajturin reovlucion “Fracking”, SHBA po përpiqet të marr rolin kryesor në këtë sektor. Ndërsa Arabia Saudite po përpiqet që përmes uljes së çmimeve të karburanteve t’i konkurrojë sipërmarrjet amerikane dhe të stopojë bumin e prodhimeve në anijet e këtij vendi. Rezultati: mbifurnizimi dhe ulja e çmimeve të naftës. Prej verës çmimet janë ulur për një të kartëtën.

Një tjetër vend i pasur me naftë është edhe Nigeria, edhe pse rezervat e këtij vendi mund të mjaftojnë për përmbushjen e kërkesave për krejt kontinentin e  Afrikës, ky vend vazhdon të vuaj nga de-stabiliteti politik dhe ekonomike, grusht shtetet të shpeshta, sulmet terroriste, korrupsioni dhe mafia e organizuar kanë bërë të pamundur paqen në këtë vend, kompanitë e naftës kontrollohen nga puçistët, një pjesë tjetër nga mafia dhe terroristët të cilët naftën e kontrabandojnë vendeve të Evropës dhe ShBA-së me çmime shume te ulëta.

Rasti i fundit vjen nga Venezuela, vendi me rezerva më të mëdha të naftës, por edhe vendi më i varfër i Amerikës Latine. Sot Venezuela vuan nga një krizë ekonomiko-politike ku shteti është ndarë pothuajse në dy krah, njëra krah e kontrolluar nga socialistët në krye me Maduro e në krahun tjetër po ashtu social-demokratët me lider të ndryshueshëm por me një qëllim të vetëm: Rrëzimi i reagimit socialist dhe hapja e kapakëve të bidonëve të naftës për Shtete e Bashkuara të Amerikës e cila kërkon rënien e qeverise Maduro për të shtrirë ndikimin në këtë vend.

Se si do të jetë fati i këtyre shteteve në të ardhmen nuk dihet po një gjë është e sigurt, nëse shtetet, ekonomitë e të cilave varen nga burimet energjetike, si Rusia, Arabia Saudite, Venezuela, Irani etj., nuk do të mund t’i arrijnë projeksionet e parapara nëpër buxhetet vjetore të tyre, atëherë për pasojë do të përballeshin me zvogëlim të të hyrave dhe rritjes së krizave qeveritare gjithandej. /Gazetaere.com/  

Kategoritë
BotaLajmeTema e Ditës

Të ngjajshmet