Kaos në Bejrutin e plagosur: mbi 100 të plagosur në protesta (Video)

Mijëra qytetarë u mblodhën në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, për të protestuar kundër autoriteteve zyrtare që cilësohen si fajtorët për shpërthimin shkatërrues në portin e qytetit, në të cilin të paktën 154 njerëz u vranë.

Me flamuj libanezë në duar, ata u mblodhën në një shesh afër Pallatit të Qeverisë dhe ndërtesës së Parlamentit. Ata bërtisnin parulla kundër qeverisë aktuale.

Por protesta doli jashtë kontrollit. Mediat raportojnë se forcat e sigurisë libaneze qëlluan me gaz lotsjellës ndaj protestuesve antiqeveritarë.

Ata gjithashtu raportojnë se më shumë se 120 qytetarë janë lënduar.

Pamjet që janë shfaqur në mediat sociale tregojnë disa protestues me figura kartoni që përshkruajnë presidentin, kryeministrin dhe anëtarët e tjerë të qeverisë libaneze.

Kujtojmë se në shpërthimin që ndodhi në Beirut më 4 gusht, 154 njerëz u vranë dhe rreth 5,000 u plagosën.

Më parë, guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud tha se dëmi i shkaktuar nga shpërthimi ishte vlerësuar në 10 deri në 15 miliardë dollarë, ndoshta edhe më shumë.

Presidenti i Libanit, Michel Aoun tha më herët se nitrati i amonit i lënë në një depo, ishte shkaku i shpërthimit.

Kategoritë
Lajme

Të ngjajshmet