Kanceri i mushkërive, çdo vit 700 raste të reja në Shqipëri

Mbi 5 mijë e 600 dollarë shkon kostoja e një pacienti të diagnostikuar me sëmundjet pulmonare obstruktive kronike që prekin mushkritë.

Kosto mbulohet nga buxheti i shtetit por mjekët pneumologë apelojnë për rimbursim të mjekimit të këtyre sëmundjeve, veçanërisht oksigjenoterapisë.

“Për vendin tonë është një kosto shumë e lartë për buxhetin e shtetit, për spitalin, për pacientin, për familjarin, për faktin se kjo gjendje kërkon shtrime të gjata në spital, qëndrime, trajtime me antibiotikë, trajtime nën oksigjen”, ka thënë Silvana Bala.

Numri i të prekurve nga kanceri i mushkërive është në rritje. Mjekja pneumologe, Silvana Bala, thotë se çdo vit regjistrohen rreth 60 raste të reja.

“Ne diagnostikojmë në vit rreth 700 pacientë të rinj me kancer të mushkërive. Është një numër i konsiderueshëm. Po kështu për sëmundjen kronike obstruktive ku si faktorë kryesorë të dy patologjitë kanë duhanpirjen”, tha ai.

Shkaku kryesor i kancerit të mushkërive është duhanpirja. Njihen edhe faktorë të tjerë si ndotja e ajrit, dieta ushqimore dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Diagnostikimi i hershëm i kësaj sëmundje, por edhe mjekimi, ishin në fokus të Kongresit të 11-të Mbarëkombëtar të Pneumologjisë.

Kategoritë
LajmeRajoniShëndetësi

Të ngjajshmet