Kampioni i Botës humb jetën në aksident

Atleti kenian Nicholas Bett, i cili u shpall kampion botëror në garën e 400 metrave në “Pekin 2015”, ka ndërruar jetë në një aksident rrugor në vendin e tij. Sipas raportimeve, ai ishte kthyer nga kampionati kontinental që po zhvillohej në Nigeri.

28-vjeçari humbi kontrollin e makinës së tij duke rënë në një kanal, e konfirmuar zyrtarisht nga familja e sportistit dhe policia keniane.

Bett bëri histori në Botërorin e vitit 2015 në Pekin, duke u bërë keniani i parë që fitonte një titull ndërkombëtar për distanca më të shkurtra se 800 metra. Ai në të kaluarën ka fituar gjithashtu dhe medalje në kampionatet afrikane.

Federata Ndërkombëtare e Atletikës deklaroi se ky është një lajm mjaft i trishtë për të gjithë botën e sportit. Në mesazhin ngushëllues, IAAF kujton se Bett ishte një nga surprizat më të mëdha në vitin 2015, ku fitoi medaljen e arit në Botëror me kohën 47 sekonda e 79 të qindat.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet