Kampioni aktual, KB “Bashkimi” paralajmëron mundësinë e tërheqjes nga garat, ja arsyeja…

Përmes një komunikate, kryesia e re e Klubit të Basketbollit “Bashkimi” nga Prizreni ka paralajmëruar mundësinë e mospjesëmarrjes në garat e Kampionatit të Kosovës dhe në ligën Ballkanike”.

Menaxhmenti i ri i zgjedhur para disa javësh ankohet se ka trashëguar një listë të gjatë të detyrimeve.

“Për habinë tonë, totali i borxhit të klubit karshi firmave vendore nuk është ashtu sic është potencuar në mbledhjen e kuvendit, por më shumë se dyfishi i saj. Edhe borxhi karshi arbitrazhit ndërkombëtar (BAT) nuk është13 mijë siç na ishte kumtuar, por pesëfish më shumë. Një e pesta e borxhit është e formës së prerë, që do të thotë qe klubi duhet t’i paguaj patjetër deri me 14 gusht në mënyrë që të lejohet pjesëmarrja në gara brenda dhe jashtë shtetit”.

Borxhet e skuadrës sipas menaxhmentit të ri mund të rriten në ditët në vazhdim sepse thuhet në komunikatë se “Dy raste janë në proces të gjykimit dhe pas kontakteve me autoritetet e arbitrazhit, na është kumtuar se të dy rastet do të fitohen nga ish lojtarët e klubit Gruev dhe Shamadan”.

Në këtë situatë thotë më tej menaxhmenti i ri, “ KB “Bashkimi” si kampion i Kosovës në Basketboll, pa një mbështetje institucionale, pothuajse e ka të pamundur të marr pjesë në garat e Republikës së Kosovës në basketboll, sikurse edhe në ligën Ballkanike, siç e kemi paralajmëruar pjesëmarrjen. Ju kërkojmë falje simpatizuesve të qytetit, veçanërisht Arpagjikeve për këtë lajm jo të mirë. Edhe përkundër një fillimi premtues, ne mund të jemi të detyruar të tërhiqemi nga menaxhimi i klubit”

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet