Kafshata e gojës sigurohet nga kontejnerët e stërmbushur në Prishtinë

Një nga problemet kryesore në vendin tonë, vazhdon të jetë edhe ruajtja e ambientit.

Mbeturina gjithandej, kontejnerë të stërmbushur, janë këto pamje që shohim çdo ditë në sheshe, madje edhe në afëri të parqeve.

Veç, që shëmtohet imazhi i një qyteti, mbeturinat shfaqin rrezik edhe për shëndetin e qytetarëve, transmeton Indeksonline.

Por, mjerisht, këta kontejnerë që nuk zënë më vend afër Parkut të Qytetit në Prishtinë, po “shërbejnë” për ata që kërkojnë lëmoshë.

Në këtë fotografi shohim dy gra, njëra nga to e moshuar, të cilat po “hallakatin” në kontejnerët e qytetit./Indeksonline

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet