Ka edhe një garë “ajrore” mes futbollistëve… Ja kush e fiton (Foto)

Për shumë futbollistë të famshëm, është gati e pamundur që të kenë një jetë private. Duket e paimagjinueshme që futbollistë të kalibrit të Cristiano Ronaldos, Lionel Messit apo Zlatan Ibrahimoviç, të dalin shëtitje në park, apo të ulen në ndonjë kafene buzë rruge.

E njëjta gjë ndodh edhe me udhëtimet e shumta, që ata janë të detyruar të bëjnë, ku është mjaft e vështirë në përdoren linjat e zakonshme të fluturimit. Për shkak edhe të pagave faraonike që marrin, shumë prej yjeve të futbollit kanë zgjedhur të investojnë në avionë privatë, ku nuk mungojnë kushtet dhe luksi.

Qetësia dhe rehatia në udhëtim, i ka bërë shumë prej yjeve si Ronaldo, Messi, Neymar, etj., të mos kursehen ndaj kostos së të mbajturit të një avioni provat.

10. Ronaldinho mban vendin e 10-të në këtë listë me avionin e tij “Embraer Phenon 100”, që ka kushtuar 2.9 milionë euro.

9. Ricardo Kaka pozicionohet në vendin e 9-të, pasi avioni i tij “Cessna Citation CJ3 Plus” ka kushtuar 6.4 milionë euro

7. Neymar qëndron në vendin e shtatë, me modelin “Ember Legacy 450” që ka kushtuar 12.2 milionë euro.

6. Wayne Rooney renditet i 6-ti me avionin e tij “Dassault Falcon”, që shpesh herë e përdor për fluturime familjare. i cili ka kushtuar 15.8 milionë euro.

5. Paul Pogba ka blerë një avion model “Gulfstream G280” për 20.4 milionë euro.

4. David Beckham mban vendin e katërt me charter-in e tij “Bombardier Challenger 350” që ka kushtuar 21.5 milionë euro, të cilin e përdor edhe bashkëshortja e tij Victoria.

3. Vendin e tretë e mban gjiganti suedez i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, që ka paguar 23.8 milionë euro për charter-in e tij “Cessna Citation Lonitude”.

2. I dyti pozicionohet ylli i Barcelonës, Lionel Messi me avionin “Embraer Legacy 650” që i ka kushtuar 28.3 milionë euro.

1. Sigurisht vendin e parë e mban pesë herë triumfuesi i “Topit të Artë”, një nga lojtarët më të paguar dhe më me ndikimin në botën e futbollit dhe medias, Cristiano Ronaldo. Charter-i i tij, “Gulfstream G650” ka kushtuar 31.7 milionë euro. /supersports

Kategoritë
KurioziteteSportTë ndryshme

Të ngjajshmet