Juventus fitoi titullin e 9-të me radhë në Serie A

Me titullin e ri, Juventus tani ka gjithsej 36 trofe të fituara në kampionatin italian.

Juventus fitoi titullin e 9-të me radhë në Seria A, duke triumfuar sonte kundër klubit Sampdoria me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Stadium.

Ndonëse edhe dy ndeshje kanë ngelur të zhvillohen në futbollin italian deri në fund të sezonit, Juventus ka tubuar 83 pikë në 36 ndeshje, 7 më shumë se Inter që ndodhet në vendin e dytë në tabelë.

Me titullin e ri, Juventus tani ka gjithsej 36 trofe të fituara në kampionatin italian.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet