Juventus, Chelsea e Monaco në “luftë” për fantazistin rus

CSKA Moska ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për lojtarin e saj, Andrej Golovin.

Përfaqësuesi i Rusisë, pas performancave briliante në kampionatin botëror, ka rënë në sy të klubeve më të mëdha evropiane.

Mesfushori i CSKA-së, si duket do të largohet përfundimisht nga kryeqyteti rus për t’u transferuar te ndonjë skuadër më e madhe evropiane, e ku në “pole-position” mbetet Juventusi.

Presidenti i klubit ka thënë se i kanë ardhur oferta edhe nga Monaco, por nuk ka pasur diçka konkrete.

Ky është një mesazh i qartë edhe për Chelsean, i cili ka qenë i interesuar për të por nuk ka dërguar asnjë ofertë zyrtare.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet