Juve sytë drejt Isco, Ronaldo provon ta bind atë

Juventusi ka filluar të interesohet për yllin e Realit, Isco.

Sipas mediave italiane Cristiano Ronaldo, i cili ka luajtur me spanjollin për pesë sezone në “Santiago Bernabeu”, është duke u munduar ta bind për t’u transferuar në Torino, transmeton KosovaPress.

Portugezi po provon t’i tregoj spanjollit se nuk ka për të luajtur në ekipin e parë, pasi është transferuar në ekip Eden Hazard dhe gjiganti spanjoll ka interesim për Neymar.

“Zonja e Vjetër” është i gatshëm për të paguar 65 milionë euro, mirëpo “Los Blancos” po kërkojnë 80 milionë euro.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet