Juncker në konferencë shtypi me një këpucë kafe e një të zezë

Nuk kanë fund problemet e presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker. Së fundmi është publikuar një video në Twitter ku shihet Juncker me këpucë të ndryshme, një kafe dhe një të zezë.

Teksa u ngjit në podium për të mbajtur fjalimin, një grua iu afrua dhe e vuri në dijeni për këtë problem.

Pas kësaj, presidenti i KE u largua për të ndërruar këpucët. Videoja e publikuar ka shkaktuar të qeshura dhe mjaft kritika në rrjetet sociale.

 

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet