Joviç prezantohet në Real Madrid: Jam njeriu më i lumtur në botë

“Para nesh gjendet njëri nga sulmuesit më të mirë evropianë i cili e ka plotësuar ëndrrën e tij”, tha presidenti i “klubit mbretëror”, Perez.

Futbollisti i përfaqësueses së Serbisë, Luka Joviç i lindur në Bosnjë e Hercegovinë zyrtarisht është prezantuar në stadiumit e Madridit “Santiago Bernabeu” si përforcim i ri i Real Madridit, raporton Anadolu Agency (AA).

Javën e kaluar, Joviç realizoi transferimin nga Eintracht Frankfurt në ekipin me më shumë trofe në Evropë, me çka, siç është shprehur ai është bërë njeriu më u lumtur në botë.

“Jam shumë i emocionuar që kam sjellë vendim për të ardhur këtu dhe do të bëj gjithçka që është në fuqinë time që t’i ndihmoj Realit të fitojë sa më shumë trofe”, tha 21-vjeçari Joviç në prezantimin në Madrid ku do të duhet të kalojë gjashtë vitet e ardhshme.

Para opinionit, Joviçin e prezantoi presidenti i “klubit mbretëror”, Florentino Perez, i cili tha: “Para nesh gjendet njëri nga sulmuesit më të mirë evropianë i cili e ka plotësuar ëndrrën e tij”.

Edhe pse është lindur në fshatin Batar, në afërsi të qytetit Bijelinë të BeH-së, Joviç ka filluar të luajë futboll në Loznici, qytezë e cila ndodhet në pjesën serbe të lumit Drin. Talenti i tij është vërejtur nga ekipi serb i Cërvena Zvezdës, duke e sjellë atë në shkollën e saj për të rinj nga mosha 8-vjeçare. Kur i mbushi 16 vjeç, nënshkroi marrëveshje profesionale me ekipin nga Beogradi.

Pasi kaloi dy vite me ekipin e Beogradit, në vitin 2016 nënshkroi marrëveshje me ekipin e famshëm të Lisbonës, Benfica. Ai zhvilloi vetëm dy ndeshje me ekipin portugez, për t’u dërguar më pas në huazim tek Eintracht Frankfurt. Ekipi gjerman në prill të vitit 2019 vendosi që të blejë marrëveshjen e tij dhe me Joviçin nënshkroi bashkëpunim katërvjeçar. Kjo ju shpagua në mënyrë të shkëlqyer, pasi vetëm disa muaj më pas ia shitën sulmuesin e ri Realit për 60 milionë euro, siç raportojnë mediat.

Për ekipin e Eintracht Frankfurtit, Joviç zhvilloi 75 ndeshje zyrtare dhe shënoi 36 gola. Për përfaqësuesen e Serbisë, ai regjistroi gjashtë paraqitje duke shënuar dy gola.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet