“Joker” kryeson nominimet për Çmimin e filmit të Akademisë Britanike

Filmi “Joker” kryeson me 11 nominime, përfshirë ato për filmin më të mirë, regjinë më të mirë dhe aktorin kryesorë më të mirë për Joaquin Phoenix.

Pasi Globi i Artë hapi sezonin e çmimeve të tyre të filmit këtë fundjavë, Akademia Britanike e Artit Filmik dhe Televiziv (BAFTA) njoftoi nominimet për çmimet prestigjioze që jep muajin e ardhshëm.

Filmi “Joker” kryeson me 11 nominime, përfshirë ato për filmin më të mirë, regjinë më të mirë dhe aktorin kryesorë më të mirë për Joaquin Phoenix.

Më poshtë janë “The Irishman” i Martin Scorsese dhe “Once Upon a Time in Hollywood” i Quentin Tarantino me 10 nominime secila.

Filmi i luftës i Sam Mendes “1917” u nominua në kategorinë më të mirë të dramës pasi fitoi çmimin Globi i Artë. Filmi korean “Parasite” është gjithashtu midis kandidatëve në këtë kategori.

Përveç Phoenix, në kategorinë e aktorit më të mirë janë dhe Leonardo DiCaprio, Adam Driver, Taron Egerton dhe Jonathan Pryce.

Aktorja më e mirë do të zgjidhet midis Scarlett Johansson, Saoirse Ronan, Charlize Theron, Renee Zellweger dhe Margot Robbie.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 2 shkurt dhe nikoqir do të jetë prezantuesi i njohur britanik Graham Norton.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet