John Kerry: Fjalimi i Trumpit në OKB ishte i ashpër dhe i rrezikshëm

Ish Sekretari amerikan i Shtetit Kerry kritikoi kërcënimet e Trump-it drejtuar Koresë së Veriut dhe mesazhin se së pari angazhohet për Amerikën dhe pastaj për pjesën tjetër të botës.

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka thënë se fjalimi i djeshëm i presidentit amerikan Donald Trump në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mund të paraqesë një kërcënim dhe të çojë SHBA-të në rrugën drejt izolimit.

Kerry mëngjesin e sotëm në televizionin MSNBC komentoi fjalimin e djeshëm të Trumpit në OKB në MSNBC dhe veçanërisht kritikoi kërcënimet e hapura të Trumpit me shkatërrimin e plotë të Koresë së Veriut dhe theksin se bën politikë së pari për Amerikën dhe pastaj për pjesën tjetër të botës.

Presidenti amerikan tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un është një njëri-raketë në mision vetëvrasës dhe se SHBA-të, nëse detyrohen, do të shkatërrojnë plotësisht Korenë e Veriut.

“Duhet të pyesim veten nëse Amerika është e sigurtë nga ky njeri-raketë”, tha Kerry, duke kritikuar retorikën e ashpër të Trumpit.

Kerry tha se retorika e Trumpit do ta vështirësonte diplomacinë amerikane sa i përket zgjidhjes së problemeve me Korenë e Veriut, por edhe të çështjeve të tjera.

Duke theksuar se Trump dje para AP të OKB-së kishte theksuar sloganin “së pari Amerika”, Kerry tha se qëllimi i këtij mesazhi ishte të kënaqte mbështetësit, por kështu shpërfill pjesën tjetër të botës.

“Në OKB, duhet mbajtur fjalim me të cilin do t’i sjellni njerëzit në tryezën e negociatave”, tha Kerry.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet