Jezusi me smartfon thotë: “Dhuro organet”! Reklamë provokuese në Australi

Në klip, në prag të blasfemisë, dy legjionarë romak argumentojnë me Jezusin në kryq në temën delikate. “Bëni atë që do të kishte bërë” është mesazhi i nisur

Jezusi miraton donacionin e organeve. Ky është mesazhi që kalon në fushatën e fundit, qëllimisht provokative, për të rritur ndërgjegjësimin mbi temën delikate të nisur në Australi.

Në videon, e cila promovon një dokumentar mbi këtë temë, ne shohim Jezu Krishtin në kryq, duke folur me dy legjionarë romakë, ku thotë: “Pa dyshim që do i dhuroj organet e mia, unë në jam Jezusi i kësaj kauze”.

Reklamimi është hartuar duke ndjekur rezultatet e një studimi që thotë se 80% e australianëve do të jenë të gatshëm për të dhuruar, por vetëm 34% në të vërtetë janë donatorë të regjistruar.

“Bëj atë që do të bënte Jezusi” është mesazhi i fundit që shfaqet, pasi të dy legjionarët kanë marrë pëlqimin e birit të Perëndisë për të dhuruar organet nëpërmjet një kliku mbi smartphone, teksa ai qëndron i kryqëzuar dhe ndiqet një ritual selfie-sh.

Video është pjesë e një fushate reklamuese për të promovuar dokumentarin “Dying to Live”, krijuar nga regjisori Richard Todd dhe i drejtuar nga Richard Bullock. Qasja do të jetë me humor, me rojet të cilët bëjnë shaka në lidhje me faktin se ai që nuk i jep nuk është i destinuar për parajsën e përjetshme me Jezusin dhe për të replikuar kryqin.

“Dua të provokoj me qëllim një bisedë mes njerëzve rreth subjektit”, tha Bullock.

“Kjo është me të vërtetë e vështirë për shkak se askush nuk dëshiron të ngrejë pyetje lidhur me vdekjen dhe donacionin e organeve donacion në raste joformale, të tilla si gjatë një darke apo një takimi mes miqsh. Klipi synon të nxisë njerëzit të regjistroheshin për t’u bërë donatorë”, theksoi ideatori.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet