Jetoi 3 muaj në Aeroportin e Chicago-s sepse kishte frikë të hipte në avion për shkak të COVID-19

Singh i cili u vu re pasi punonjësit e kompanisë United Airlines më 16 janar e pyetën për letërnjoftim, u arrestua nga policia.

Një person nga shteti i Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i cili nuk dëshironte të hipte në avion për shkak se frikësohej nga koronavirusi i ri (COVID-19), ka jetuar në mënyrë të fshehtë 3 muaj në zonën e sigurt të Aeroportit Ndërkombëtar Chicago O’Hare.

Sipas lajmit të gazetës Chicago Tribune, 36-vjeçari Aditya Singh, i cili erdhi në Aeroportin Ndërkombëtar Chicago O’Hare më 19 tetor 2020 nga Los Angeles, qëndroi për 3 muaj në zonën e sigurt.

Singh i cili u vu re pasi punonjësit e kompanisë United Airlines më 16 janar e pyetën për letërnjoftim, u arrestua nga policia.

Ai në gjykatë tregoi se për arsye se frikësohet nga COVID-19 nuk dëshiron të kthehet në Los Angeles, duke shtuar se në aeroport ka jetuar në zonën e sigurt pa u vërejtur me letërnjoftimin e një punonjësi në aeroport.

Nuk është bërë e ditur se pse Singh ka ardhur në Chicago, ndërsa ai jeton në rajonin Orange të Kalifornisë

Për të kërkohet kusht prej 1000 dollarësh me akuzën e “hyrjes në hapësirë private pa leje”, si dhe ndalesë të përhershme në Aeroportin Ndërkombëtar Chicago O’Hare.

Kategoritë
BotaLajme