Jeta e Pavarottit së shpejti në perdet e kinemave

Dokumentari “Pavarotti” do të shfaqë intervista, arkiva familjare, si dhe pamje dhe rrëfime të patreguara më parë.

Jeta Luciano Pavarottit, njërit prej aktorëve legjendarë të operës, së shpejti do të shfaqet përmes një dokumentari nëpër kinematë botërore.

Jeta e jashtëzakonshme e Pavarottit, albumet e të cilit thyen rekordet me mbi 100 milionë shitje, do të shfaqet nëpërmjet dokumentarit të përgatitur nën regjinë e regjisorit Ron Howard, i cili është fitues i Çmimit Oscar.

Howard, regjisor i filmave “Mendja e Bukur”, “Kodi i Da Vinçit” dhe “Han Solo”, do të shfaqë për entuziastët e filmit Pavarottin përtej identitetit të tij muzikor, duke përfshirë rrëfimin e tij para se të bëhej ikonë.

Dokumentari “Pavarotti” do të shfaqë intervista, arkiva familjare, si dhe pamje dhe rrëfime të patreguara më parë.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet