”Jemi fokusuar në zhvillimin ekonomik të qytetit”, Haskuka ndihmon bizneset në Komunën e Prizrenit

Në bashkëpunim me organizatat ASB dhe Preda, Komuna e Prizrenit ka mbështetur disa biznese të cilave iu janë shpërndarë pajisjet për gastronomi, teknologji informative dhe zdrukthtari,shkruan Gazeta e Re.

Në aktivitetin e shpërndarjes së pajisjeve morrën pjesë Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, Drejtoresha e Turizmit, Sevil Liman- Kazaz, përfaqësues të organizatave dhe përfituesit e këtij projekti.

Sipas Haskukës zhvillimi ekonomik i qytetit është fokusi kryesor që nga fillimi i mandatit dhe deri më tani janë mbështetur 81 biznese

”Si Komunë e Prizrenit, që nga fillimi i mandatit jemi fokusuar në zhvillimin ekonomik të qytetit, ku brenda 3 viteve kemi mbështetur 81 biznese dhe kemi realizuar shumë projekte me donatorë të ndryshëm në këtë fushë po ashtu jam i lumtur që në këtë periudhë të vështirë të pandemisë po i ndihmojmë sadopak bizneset, andaj falënderoj organizatat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare që na kanë mbështetur për realizimin e këtij projekti”, tha ai.

Nga ana tjetër Drejtoresha e Turizmit, Sevil Liman -Kazaz tha se çdo vit jemi duke ndihmuar bizneset në forma të ndryshme përmes projekteve dhe do të vazhdojmë në këtë mënyrë për të kontirbuar në zhvillimin ekonomik

Deri më tani përmes këtij projekti janë mbështetur 81 biznese dhe vazhdojmë çdo vit të mbështesim bizneset në sektor të ndryshëm të veprimtarisë së tyre, ndërsa ky projekt ka qenë i paraparë që të ndihmohen mikrobiznese në sektorin e gastronomisë, teknologjisë informative dhe zdrukthtarisë” tha ajo.

Kostoja e gjithmbarshme e këtij projekti të përbashkët për mbështetje të 5 bizneseve me pajisje të ndryshme kap shumën e 32 500 eurove, ku 16 mijë prej tyre janë mbuluar nga Drejtoria e Turizmit, ndërsa pjesa tjetër nga organizata ASB./Gazetaere

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi