Jargavelët e Shën Sofisë janë shurdhat e ezaneve të heshtur në Shqipëri

Nga Malik Hasa

Vitet e fundit jemi mësuar që nën petkun e dialogut ndërfetar apo bashkëjetesës ndërfetare të dëgjojmë, shikojmë dhe të jemi dëshmitarë të broçkullave të dyfytyrësisë që bota moderne shfaq ndaj fesë islame apo ndaj muslimanëve. Kur në botë ndodh një vrasje nga një njeri me mjekër apo nga vendet e Lindjes së Mesme, mediat, analistët dhe të ashtuquajturit njerëzit e njohur hidhen menjëherë në sulm duke e dhënë vendimin përpara gjykatës dhe duke e quajtur atë ekstremist islamik, kamikaz, etj. Madje në shumë vende perëndimore fëmijët janë të ushqyer me një frymë të tillë saqë kur shohin një dukuri të tillë thonë: “Muslimanët janë terroristë”…

Por a është kjo dukuri sulmesh e kufizuar vetëm me këtë anë? Patjetër që jo. Le të marrim në analizë ngjarjen e fundit të ndodhur në Turqi dhe zhurmat e zhurmuesve që nga njëra anë janë “tolerantë”, “njerëz të paqes”, “bashkëjetues” e tjerë dhe nga ana tjetër nuk lanë gjë pa thënë ndaj Turqisë, vend që vetë në 1934 e kishte kthyer Shën Sofinë në muze dhe vetë e ktheu përsëri në xhami… Këta media, analistë dhe grupe shoqërore që kurrë nuk e vunë ujin në zjarr për masakrën kulturore të Shqipërisë u vunë në sulm a thua se ju kishte ikur nga duart buka e gojës apo tokat që iu lanë baballarët e tyre.

Por meqë këta jargavitës servilë nuk e vënë ujin në zjarr për qindra xhami në Shqipëri që sot do të konsideroheshin si monumente kulturorë, kjo nuk do të thotë që ne nuk do të flasim dhe ti sjellim ato në vëmendje… Përkundrazi kjo gjë na jep kurajën dhe na nxit që të shpalosim një nga një faktet për çdo godinë të shembur dhe zhdukur nga historia e të parëve tanë.

Megjithëkëtë këtë herë duhet të nisim nga ata që vazhdojnë të mbijetojnë, mirëpo ezanët e të cilave janë të heshtur.

1- Xhamia Dunavat 2 në Gjirokastër. Kjo godinë më shumë se 100 vjeçare është shembur pjesërisht në kohën e komunizmit dhe pas viteve 90’ është shitur nga servilët e Komunitetit Musliman. Sot ajo është një çerdhe e megjithatë në anën e saj ekziston shenja e minares si një shenjë kundër atyre që e shitën dhe heshtën përballë këtij ezani të heshtur.

2 – Xhamia Mexhide në Gjirokastër. Ajo ndodhet jo më shumë se 100 metra larg nga bashkia e këtij qyteti. Sipas disa pretendimeve ajo është shitur vetëm për 2 milionë lekë të vjetra, paratë e së cilës mbase shkuan edhe për darka dhe dreka… Po asnjë qurravitës dhe servil nuk qau dhe nuk qan edhe për këtë godinë e cila gjithashtu sot mund të kishte statusin e një objekti kulti muze…

3- Nën një shtëpi në Kaninë të Vlorës duket qartë themeli i një minareje… Një shtëpi e ndërtuar mbi një xhami të prishur. Asnjë nuk qan e bërtet ashtu sikurse u çirrën zërat për rikthimin në identitet të Shën Sofisë. Ndërsa UNESCO as që e di dhe do t’ia dijë nëse ekziston ose jo një realitet i tillë në trojet shqiptare.

Këto ishin 3 raste flagrante të cilat i sollëm në vëmendje, por me qindra të tillë ka në të gjithë Shqipërinë.. Në Elbasan dikur ishin 41 xhami të vjetra ku vetëm 2 arritën ti mbijetojnë masakrës kulturore. Mbi muret e xhamive të Tiranës sot ngrihen kulla. Minaret e xhamive që ndodheshin brenda në kalatë e vendit sot janë gërmadha dhe vetëm ezane të heshtur. Tani kur ne sollëm në vëmendje këto raste flagrante mos kujtoni që qurravitësit servilë të shitur do të nisin të qajnë edhe për këto objekte kulti… Jo për gjë por për Shën Sofinë urdhri për të qarë dhe tu çirrur erdhi nga padronët e mëdhenj, ata që dhe u lyejnë rrotat e qerres me dhjamë derri të prerë dhe kriposur si dhe më pas të groposur, për tu nxjerrë, pjekur dhe gostisur në rast se ky vend copëtohet…

 


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet