Janë vrarë 55.000 ushtar turk, për të mbrojtur Shqipërinë nga serbët dhe grekët

Akademiku, dhe ish ambasadori i Shqipërisë në OKB – Abdi Baleta thotë: “Në atë vit që ne fituam pavarësinë (1912) janë vrarë 55.000 ushtar turk, për të mbrojtur Shqipërinë nga serbët dhe grekët.”

“Deri në vitin 1962 Hasan Prishtina është konsideruar armik dhe tradhëtar i kombit shqiptar, përse këtë fakt e fsheh historia ?!!”

“Kryengritja shqiptare në Kosovë dështoj, për shkak të përqarjes dhe konfliktit mes Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit, sepse Hasan Prishtina kërkonte që në muajin gusht të ngritej flamuri në Shkup, ndërsa Isa Boletini nuk pranoi, dhe tha se “Ne jemi dalur për ta çliruar Sulltan Abdulhamitin II që është në burg.”

“Akti i shpalljes së pavarsisë ka qenë akt ceremonial, qeveria ishte formale, dhe këtë e thotë vet Ismail Qemaili në tetor 1913 kur ka mbajt fjalimi në Vlorë “Ne këktu në Shqipëri kemi qenë të izoluar, se mirnim vesh se ç`bëhej në pjesën tjetër të Shqipërisë”. Faktori ndërkombëtar nuk e njohu qeverin e Ismail Qemailit si qeveri të Shqipërisë, dhe kështu kuptojmë që s’ka pas qeveri të vërtetë, qeveri reale, gjithëqka ka qenë akt simbolik, formal.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet