Janë bërë një zë, por për të heshtur!

Shkruan Beni Kizolli

Këto ditë goxha këshilla po pranoj: “Në politikë mos u trego aq i sinqertë”, “mos i thuaj të gjitha ato fjalë që i mendon/beson”, përbesë e kanë mirë,se kjo ishte çelësi i suksesit të këtyre 20 viteve në politikë, përsëri po tregohem sinqertë dhe e them atë qëe besoj, kur si Hashimidot nuk mund të bëhem.

Tash po thotë se “nuk do të ketë Republika Serbe në Kosovë”, por vazhdimin s’e plotëson:“Së bashku me ndihmën e kolegëve veriun do t’ia japim Serbisë dhe më nuk do të jetë nevoja për një republikë e tillë e cila në Bosnje ëndërron t; bashkohet me Serbinë”.

Ky grup i negociatorëve do ta bëj realitet ëndrrën e serbëve, të cilët po tregohen të viktimizuar pas shumë mizorive që i kanë realizuar ndaj kësaj shoqërienë këto troje.

Marrëveshja më nuk mund të ndalet, mekanizmi i vetëmishin protestat, por, qarqet dashakeq arritëntëkonstatojnë ndërgjegjen/përgjegjësinë tonë si qytetar. Fatkeqësisht nuk e kishin vështirë, si simptomë u konstatua“nënshtrimi/kompromisi”, qeliza e injektuar përgjatë viteve të ashtuquajtura të‘rezistencës paqësore’.

Në protestën e organizuar kundër demarkacionit me Malin e Zi, shokëve i pata thënë: Qakori moti i është dhënë, tash po bëjnë matjen e plusit se çfarë reagime mund të bëjmënëse na marrin/ua japin edhe Veriun. Për Qakorin vetëm 3000 protestues ishim, për veriun potenciali mund të ishte dhjetëfishi, por amortizimi i këtijdhjetëfishi u arrit me 100%shin, ushtrinë, fjalimet dhe paraqitjet patriotike në takimet me zyrtarët ndërkombëtar.

Tani përçdo gjë u bë vonë, çdo protestë para përfundimit të kësaj faze ku do të caktohet fati i atdheut tonë, e cila më nuk mund të trajtohet si fazë e bisedimeve por vetëm si “faza e plotësimittë kërkesave/apetiteve të Serbisë”, do të jetë një alternativë për dashakeqëtpër ta rrokullisur vendin drejtkonfliktit.

Si rezultat të konfliktit, përfundimisht do të plasohet ideja  se edhe kjo më nuk është mekanizmi i duhur, dhe në krahasim me refleksin e traditës sonë moderne “nënshtrimin/kompromisin”, ky i fundit në këtë fazë politike po pranohet si zgjidhja e fundit (por jo në interes të vendit tonë).

Nuk kam shqetësim për Kosovën lindore, falë minareve ata kur nuk do të asimilohen, por me përkushtimin e mafies në vend, veriu do të plotësojë apetitin shekullor të Serbisë hegjemone.

Dhe ky ngushëllimi i fundit: “Se jemi bërë unik”, qëndron, janë bërë një zë, por për të heshtur.

Në njëzet vjetorin e dytë pas çlirimit, ndryshimi duhet të bëhet natyrshëm, kjo është e mundshëm, 11 qershorin e kemi tregues, dhe se kjo është dita e cila e befasoi laboratorët dashakeq.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet