Jakup Krasniqi: Nuk kam nevojë as për avokat sepse nuk mbaj përgjegjësi për këto akuza

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi në seancën e parë gjyqësore në Hagë ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka trajtuar njerëz siç u trajtua dhe nuk ka nevojë as për avokat sepse nuk mban përgjegjësi për këto akuza ndaj tij.

Ai shtoi se nuk ka qenë qëllimi i tij trajtimi i njerëzve, por lufta kundër okupatorit që kaq bërë krime në Kosovë.

“E ndjej vetën më shumë se mirë dhe nuk do të dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli. Jam intelektual jam njeri që politikisht e kam luftuar Serbinë, dhe në asnjë deklaratë timen nuk e kam drejtuar gishtin nga popullisa civile as serbe as ndonjë tjetër

Në aktakuzë përpiqeni të ndani shqiptarët në katolik dhe musliman, unë jam shqiptar s’jam as katolik as musliman dhe kjo për mua është fyese e po ashtu edhe dhe vendin tim”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se cilësimi i prokurorit që ne qenkemi ndërmarrje e përbashkët kriminale, për mua dhe shokët e mi që luftuam për çlirimin e vendit tonë nuk ka diçka më fyese.

“Ishim dhe jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare dhe shtet formuese. Ndërmarrje e përbashkët kriminale janë jo vetëm serbët në Serbi, por edhe koka e saj në Beograd dhe mbështetësit e politikave të Beogradit”, u shpreh Krasniqi.

Kategoritë
LajmeVendi