Ja sa kushton Paul Pogba!

Real Madrid ka vendosur në krye të listët afrimin e Paul Pogba në projektin për të rindërtuar skuadrën për sezonin e ardhshëm nën drejtimin e Zinedine Zidane.

Trajneri e do në listën e lojtarëve të tij mesfushorin, Pogba po ashtu ka dëshirën për të kaluar në Madrid, sidomos nën drejtimin e Zidane.

Të ndikuar nga kjo situatë drejtuesit e Manchester United janë detyruar të bëjnë një “pritë” në lidhje me këtë situata. Sipas burimeve të brendshme të klubit, të cituara nga “Daily Mail”, United i ka vendosur çmimin 160 milionë paund (rreth 190 milionë euro) francezit, duke e ditur se nuk mund ta mbajnë kundër dëshirës së tij, por që synojnë që të nxjerrin të paktën një shumë të majme nga shitja e tij.

Një shifër goxha e lartë për Real Madridin, të cilët ishin përgatitur për të negociuar dhe ulur çmimin, që do të fillonte nga 150 milionë euro, mirëpo tani duhet të synojnë që të bëjnë ulje nga 190 milionë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet