Ja moti që do të mbretërojë për Bajram

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat të shtunën pasdite do të shoqërohen me reshje shiu të shoqëruara me vetëtimë dhe bubullimë.

Të dielën parashihet të mbajë mot me diell por që pasdite nëpër disa lokalitete mund të ketë reshje të intensitetit të ulët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë në vlera të larta kryesisht në ditët kur qielli është i hapur. Do të fryjë erë nga jugperendimi dhe veriperendimi me shpejtësi deri 11m/s.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s, transmeton Gazeta e Re.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet