Ja ku do të votojnë nesër Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti, Albin Kurti

Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejt vote kanë afërisht 1.9 milion qytetar në të vendin.

Vendvotimet hapen në ora 7 të mëngjesit dhe mbyllën në 7 të mbrëmjes.

Janë tre kandidatë të nominuar për kryeministër: Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti dhe Albin Kurti.

 

Këto janëvendet dhe orët ku do të votojnë nesër liderët kryesorë të vendit:

 

09:30 – Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Prof. Dr. Avdullah Hoti, voton në objektin e Fakultetit Filologjik në Prishtinë.

10:30 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeministri i vendit, akademik Isa Mustafa, voton në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.

10:00 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, voton në objektin e shkollës “Faik Konica”. Vendi: Lagja Pejton, Prishtinë.

09:00 – I nominuari për kryeministër nga Koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, nesër në ora 9, voton në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.

10:00 – I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, voton në Fakultetin Ekonomik/Juridik në Prishtinë.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet