Izraeli synon të rrënojë edhe 200 biznese të palestinezëve në Kuds

“Bashkia e Kudsit me miratim të komitetit të planifikimit të qeverisë së Izraelit ka bërë njoftimin për prishjen deri në fund të vitit të rreth 200 bizneseve që ndodhen në zonën industriale në lagjen Wadi al-Joz në qytet”

Izraeli është i vendosur për të shembur deri në fund të vitit edhe 200 biznese të tjera që u përkasin palestinezëve në Kudsin nën okupim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Arabe në Kuds, Kamal Abedat, në një deklaratë për agjencinë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, tha se bashkia e Kudsit me miratim të komitetit të planifikimit të qeverisë së Izraelit ka bërë njoftimin për prishjen deri në fund të vitit të rreth 200 bizneseve që ndodhen në zonën industriale në lagjen Wadi al-Joz në qytet.

Bizneset që do shemben janë dyqane për riparimin e automjeteve, dyqane të tregtisë dhe restorante dhe kjo zonë është zona më e frekuentuar e Kudsit theksoi Abedat. Ai deklaroi më tej se “Qëllimi i këtij vendimi është që me ndryshimin e identitetit dhe karakterit të qytetit të Kudsit, të merret nën kontroll në kuadrin e përpjekjeve për hebrenizim zona e vetme industriale që i përket palestinezëve në qytetin nën okupim”.

Ndërsa Abdullatif el-Kanu, që ka folur në emër të Lëvizjes Hamas, në një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen ka vënë në dukje se ky vendim është një “arrogancë sioniste” që është marrë në kuadrin për boshatisjen e qytetit të Kudsit.

Qeveria izraelite konfiskon me mënyra të ndryshme tokat dhe ndërtesat e paligjshme nën pronësinë e palestinezëve me pretendimin se ato janë pronë shtetërore.

Sipas të dhënave nga Organizata izraelite e të drejtave të njeriut Btselem, qeveria izraelite që nga 2004 e deri më sot ka shembur 1.007 biznese në Kuds me pretendimet se “janë pa leje ose që janë në pronësinë e shtetit të Izraelit”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet