Izraeli pretendon se rrëzoi një dron të Hezbollahut nga Libani

“Komanda veriore mbetet në ngjendje gatishmërie të madhe dhe nuk do të lejojë shkelje të sovranitetit të Izraelit”, njoftoi zëdhënësi i ushtrisë, Avichay Andraee në rrjetet sociale

Ushtria izraelite ka njoftuar se rrëzoi një dron që i përkiste grupit libanez Hezbollah, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas ushtrisë, droni qëndronte nën vëzhgimin e forcave izraelite para se të rrëzohej dhe nuk përbënte rrezik për qytetet fqinje.

“Komanda veriore mbetet në ngjendje gatishmërie të madhe dhe nuk do të lejojë shkelje të sovranitetit të Izraelit”, njoftoi zëdhënësi i ushtrisë, Avichay Andraee në rrjetet sociale.

Grupi Hezbollah ende nuk është prononcuar mbi zhvillimin.

Që nga muaji korrik, tensioni ka mbizotëruar në kufirin midis Libanit dhe Izraelit, pasi Hezbollah njoftoi se një nga anëtarët e tij ishte vrarë në një sulm izraelit në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut.

Kategoritë
BotaLajme