Izraeli nderon Vuçiçin dhe Bin Salmanin: i shpall “Miqtë e Sionit”

Muzeu i “Miqve të Sionit” u ka dhënë 11 personave çmimin me të njëjtin emër – “Miqtë e Sionit” – dhe midis atyre veçojnë presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Princi i Kurorës saudite Mohammed bin Salman.

Sipas informacionit në faqen e internetit të muzeut në fjalë, samiti i katërt i Mediave të Krishtere, i organizuar nga administrata izraelite, u mbajt në Jeruzalemin Perëndimor.

Samiti, ku morën pjesë presidenti i Izraelit Reuven Rivlin, kryeministri Benjamin Netanyahu, si dhe ambasadori i SHBA në Izrael David Friedman, u mbajt pikërisht në muzeun “Miqtë e Sionit”.

Themeluesi i muzeut, Mike Evans, njoftoi emrat e 11 personave që u dha çmimi i këtij viti “Miku i Sionit” në samit.

Midis fituesve të çmimeve të këtij viti janë mbreti Hamed bin Isa Al Khalifa i Bahreinit, Princi i Kurorës saudite Bin Salman, si dhe Zv.Presidenti dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, njëherësh dhe Emiri i Dubait, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Lista e fituesve përfshin gjithashtu Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, presidentin rumun Klaus Iohannis, si dhe Sulltan e Omanit, Heysem bin Tarık bin Teymur Al Said.

Çmimi “Miku i Sionit” u jepet atyre që mbështesin Izraelin dhe hebrenjtë.

Më parë, ky çmimi iu dha Presidentit Donald Trump dhe Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo. /tesheshi.com/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet