Izraeli ndalon hyrjen e dy anëtareve të Kongresit amerikan

Autoritetet izraelite ndaluan sot dy anëtare të Kongresit amerikan të hyjnë në Izrael dhe në Territoret palestineze të pushtuara, për shkak të mbështetjes së tyre për fushatën e bojkotit të shtetit izraelit dhe pas një kërkese të presidentit Donald Trump.

Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib, dy gratë e para myslimane të zgjedhura në Kongres dhe anëtare të krahut të majtë të Partisë Demokrate amerikane, do të mbërrinin këtë fundjavë në Tel-Aviv për të vizituar më pas Territore palestineze, ku ato ishin të mirëpritura.

Por, pas një polemike në shtypin lokal dhe një kërkese të presidentit të ShBA-së, me të cilin ato janë kundërshtare politike, ministri izraelit i Brendshëm vendosi sot të ndalojë hyrjen e tyre në Izrael duke theksuar se vizita e tyre ishte pjesë e bojkotit anti-izraelit.

“Këto të zgjedhura të Kongresit përdorën skenën ndërkombëtare për të shprehur mbështetjen e tyre për shoqatat BDS që kërkojnë bojktim të Izraelit”, shtoi ministria

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet