Izraeli lejon faljen e namazit të xhumasë në Al-Aksa

Që nga orët e hershme të mëngjesit palestinezët kalojnë përmes pikës kontrolluese që ndan Betlehemin dhe Kudsin në Bregun Perëndimor.

 Izraeli ka lejuar kalimin e palestinezëve mbi 40 vjeç dhe fëmijëve përmes pikës kontrolluese mes Betlehemit dhe Kudsit, për të falur namazin e parë të xhumasë në këtë Ramazan në kompleksin Al-Aksa.

Që nga orët e hershme të mëngjesit palestinezët kalojnë përmes pikës kontrolluese që ndan Betlehemin dhe Kudsin në Bregun Perëndimor. Në mesin e tyre ka edhe shumë gra.

Kudsi Lindor është qytet në të cilin gjendet xhamia Al-Aksa, e cila ka qenë kibla e parë, drejt së cilës muslimanët janë orientuar gjatë faljes. Krahas kësaj, në këtë qytet gjenden edhe vendet më të shenjta dhe më të rëndësishme të krishtere dhe hebreje./AA

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet