Izraeli kryen sulm ajror në pjesën jugore të Gazës pavarësisht armëpushimit

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza hyri në fuqi më 10 tetor, bazuar në një plan me 20 pika të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump

Forcat izraelite kryen sot sulm ajror në Khan Younis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, pavarësisht armëpushimit në fuqi, raporton Anadolu.

Re tymi u ngritën mbi horizont, përtej rrënojave të shumta të shkaktuara nga sulmet izraelite.

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza hyri në fuqi më 10 tetor, bazuar në një plan me 20 pika të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Një Forcë Ndërkombëtare Stabiliteti (ISF) është komponent kyç i këtij propozimi dhe do të përbëhej nga shtete vullnetare që do të punonin për të stabilizuar Gazën gjatë tërheqjes me faza të Izraelit.

Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit përfshin lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë. Marrëveshja parashikon gjithashtu rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, që nga tetori i vitit 2023, lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë mbi 69 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 170 mijë të tjerë.

Kategoritë
BotaLajme