Izraeli do të ndërtojë edhe 850 vendbanime të paligjshme në Bregun Perëndimor

Izraeli mori një hap të tillë shkurt kohë para se presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, të vijë në detyrë.

Izraeli do të ndërtojë edhe 850 vendbanime të paligjshme në Bregun Perëndimor të pushtuar për kolonët hebre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas transmetuesit zyrtar izraelit KAN, autoritetet zyrtare javën e ardhshme do të miratojnë vendimin për ndërtimin e 850 njësive të banimit në Bregun Perëndimor për kolonët hebre.

Në lajm thuhet se ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz, ka udhëzuar Këshillin e Lartë të Planifikimit të Njësisë së Administratës Civile pranë Njësisë së Koordinimit të Aktiviteteve të Qeverisë në Territorin e Palestinës (COGAT) dhe se banesat do të ndërtohen në veri të Bregut Perëndimor.

Autoritetet izraelite ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë zyrtare.

Ndërkohë, tërhoqi vëmendjen se Izraeli mori një hap të tillë shkurt kohë para se presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, të vijë në detyrë.

Me mbështetjen e pakushtëzuar të Donald Trump, autoritetet izraelite kanë përshpejtuar aktivitetet e ndërtimit dhe zgjerimit të vendbanimeve hebreje para mbërritjes së Biden-it, i cili ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj ndërtimit të paligjshëm të banesave në Bregun Perëndimor.

Kategoritë
BotaLajme