Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara heqin vizat mes tyre

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën të heqin vizat me njëri-tjetrin, një masë që nuk ka ndodhur më parë midis një vendi arab dhe shtetit hebraik.

Vendimi u njoftua gjatë vizitës së një delegacion zyrtar të EBA-s në territorin Izraelit.

Vizita e delegacionit u udhëhoq nga ministri i Shtetit për Çështjet Financiare, Obaid Al-Tayer dhe ministri i Ekonomisë, Abdullah bin Touq Al-Mari, tëska cilësohet si e para e këtij lloji që nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, nga mesi i shtatorit.

Përfaqësuesit e Izraelit dhe EBA-s nënshkruan katër marrëveshje: heqjen e vizave, mbrojtjen e investimeve, aviacionin dhe bashkëpunimin shkencor.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet