Ivanka i quan patriotë protestuesit, por më pas pendohet

Ivanka Trump, e cila përveç që është vajza e tij, ajo është edhe këshilltarja më e lartë e presidentit amerikan, Donald Trump, i ka cilësuar protestuesit e mbledhur brenda dhe jashtë Kongresit amerikan si patriot.

Përmes një postimi në Tëitter, të cilin e fshiu pas disa minutave, për arsye ende të paqarta, vajza e Trump iu është drejtuar demonstruesve “patriotë amerikanë”.

Pasi e fshiu postimin ajo bëri një tjetër status ku shprehet se: “Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ju lutemi të jeni paqësor.” Postimi i saj ka ngjallur debate dhe kritika të forta, duke parë edhe faktin se 4 vetë vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën

Ndërkohë, kujtojmë se, Kongresi amerikan ka certifikuar ditën e sotme Joe Biden dhe Kamala Harris si presidentin dhe nënpresidenten e ardhshme të SHBA-së.

Kongresi, i cili u mblodh përsëri pas bastisjes, vazhdoi procesin e numërimit të votave të delegatëve, duke konfirmuar zyrtarisht se Biden fitoi zgjedhjet presidenciale.

Kategoritë
BotaLajme