Italia, rekord viktimash dhe të shëruarish nga Covid-19

Përkeqësohet situata e përhapjes së pandemisë në Itali. Në 24 orët e fundit është shënuar një  numër rekord viktimash, shifër që nuk regjistrohej prej 14 prillit 2020.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore Italia ka shënuar sot 580 viktima e 35 098 të infektuar më shumë, transmeton oranews. Numri i të infektuarve aktivë është 590110.

Dita e sotme ka shënuar dhe një numër rekord pacientësh të shëruar  që janë 17 734 më shumë se një ditë më parë.

Numri i të infektuarve me Covid-19 të shëruar ka arritur deri më sot në 363 023.

Të infektuar që nga nisja e pandemisë janë 995 463 ndërsa viktima  42 330.

Janë kryer 217 768 testime në 24 orët e fundit.

Në kurim spitalor janë shtruar 997 pacientë më shumë e 122 kanë kërkuar kurim në reparte të terapisë intensive.

Kategoritë
BotaLajme