Italia raporton 356 viktima dhe 25.271 raste të reja me COVID-19

Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë bërë të ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në vend ka tejkaluar shifrën 960 mijë, ndërsa numri i vdekurve ka shkuar në 41.750

Italia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 25.271 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 356 vdekje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë bërë të ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në vend ka tejkaluar shifrën 960 mijë, ndërsa numri i vdekurve ka shkuar në 41.750.

Rreth 10.215 pacientë, paraprakisht të testuar pozitiv ndaj koronavirusit, janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 245.289.

Pothuajse 3 mijë pacientë aktualisht janë nën trajtim në njësitë e kujdesit intensiv, përfshirë 100 të vendosur në kujdes intensiv gjatë 24 orëve të fundit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet