Italia firmos urdhrin: Testim i detyrueshëm për udhëtarët nga Franca

Italia urdhëron testim të detyrueshëm për të gjithe personat që hyjnë në Itali nga Parisi  e nga zona e tjera të Francës.

“Kam  nënshkruar një urdhëresë të re që shtrin detyrimin e testimit molekular ose antigjen për qytetarët nga Parisi dhe zona të tjera të Francës. Të dhënat evropiane janë kritike.”

Urdhëresa firmoset nga Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

“Italia është në gjendje më të mirë se vendet e tjera, por duhet shumë kujdes për të mos prishur sakrificat e bëra deri më tani”, nënvizoi ministri në twitter teksa lajmëroi firmosjen e urdhrit.

Vendimi vjen pas rritjes së infeksioneve  në Francë, ku më shumë se gjysma e vendit është klasifikuar si ” zonë e kuqe “.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet