Itali, shtohen dukshëm pacientët në kujdesin intensiv

Pas progresit të javëve të fundit, numri i rajoneve që tejkalojnë pragun e alarmit për vendet e zënë nga pacientët COVID në kujdesin intensiv është rritur sërish, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Shëndetësore Rajonale (Agenas).

“Në fakt, mesatarja kombëtare është 30 %, por nëntë rajone e tejkalojnë këtë prag me 40 %”, tha Agenas.

Sipas dekretit të Ministrit të Shëndetësisë, pragu i alarmit për vendet e kujdesit intensiv të zëna nga pacientët me COVID është vendosur të jetë 30 %.

Rajonet ku tejkalohet ky prag janë: Emilia Romagna (31%), Friuli Venezia Giulia (35%), Lazio (32%), Lombardia (38%), Piemonte (31%), Provinca Autonome e Bolzanos (35%) ), Provinca Autonome e Trentos (50%), Pulias (33%) dhe Venetos (37%).

Kategoritë
BotaLajme