Itali: Shqiptari në Romë ndërron jetë nga COVID-19, bashkëshortja fjale prekëse

Një 61 vjeçar shqiptar me banim në Romë humbi jetën nga koronavirusi COVID-19.  Vetë bashkëshortja dha lajmin e hidhur përmes një një postimi në facebook.

 “Miq të dashur, prindër e kolegë, me dhimbje të madhe ju informoj se nga COVID-19 humbi jetën bashkëshorti im Adrian. Ishte një burrë dhe baba i dashur, djalë dhe vëlla i pazëvendësueshëm, një mik besnik për shumë, dhe një prind gjithmonë i gjindshëm dhe një koleg i ndershëm dhe i çmuar.    Për mua ishte një burrë, shok, vëlla, mik, që më ka qëndruar pranë për 33 vite të lumtura me fëmijët tanë, Klevis e Davide. “

Adrian Preza, ishte 61 vjeç, i martuar me dy fëmijë. Sapo kishte dalë në pension pas shumë vitesh pune pranë Organizatës Botërore të Ushqimit e Bujqësisë në Romë.

Virusi e goditi në mënyrë mjaft agresive duke i marrë jetën brenda pak ditësh.

Do kisha dashur që të jetoja me të dhe një udhëtim tjetër të gjatë me vendosmërinë e tij, forcën e vullnetit, pozitivitetin, ndershmërinë, përkushtimin, humorin, entuziazmin dhe shpirtin entuziast që do të vazhdojë të na mbështesë në jetët tona”  shkruan bashkëshortja e tij Anila.

I gjithë komuniteti shqiptar në Romë është i tronditur nga ky lajm.

61 vjeçari jetonte me familjen prej shumë vitesh në Romë e i ishte një person i dashur, i respektueshëm, përherë i pranishëm në çdo event e aktivitet të organizuar nga shqiptarët e Italisë.

Dy shqiptare humben jeten ne Itali – Deri më tani janë 2 viktima shqiptare në Itali të konfirmura nga koronavirusi.  Viktima e parë është një grua 66 vjeçare e cila humbi jetën më 7 mars 2020. Ajo ishte me origjinë nga Durrësi dhe ajo jetonte së bashku me familjen në komunën Casalpusterlengo në provincën e Lodit në rajonin e Lombardisë.

Gruaja vuante dhe nga një sëmundje tjetër kronike.

Ne Rome COVID u mori jeten 118 personave – Pandemia Covid -19 në Romë ka shkaktuar 118 viktima e 2296 persona të infektuar.  Koronavirusi po përhepet në mënyrë progresive dhe në qëndër e në jug të Italisë.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet