Itali, rritet numri i të infektuarve, 276 persona në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali u regjistruan 276 persona prej të cilëve 135 vetëm në rajonin e Lombardisë.

Kurba e pandemisë ka pësuar rritje gjatë 2 ditëve të fundit ku ditën e djeshme rezultuan 229 të infektuar.

Në të njëjtën periudhë kohore, ditën e sotme kanë humbur jetën 12 persona shifër e njëjtë me dje, raporton Ora News.

Deri tani, në Itali janë infektuar 242,639 persona, nga të cilët 34,938 kanë ndërruar jetë.

Edhe numri i persona ve në terapi intesive ka rënë, ku gjithsej numërohen 65.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet