Itali, gjoba prej 1.000 euro për mosmbajtjen e maskës

Tri gjobat e para prej 1 000 euro u vunë sot për mospërdorimin e maskës në ambiente të mbyllura, në dyqeanet dhe lokale, në zbatim të urdhrit të nënshkruar dje në mbrëmje nga guvernatori i Salernos, Vincenzo De Luca.

Gjobat u vunë në tri dyqane në zonën lindore të qytetit.

Autoritetet nuk përjashtojnë edhe mbylljen e këtyre dyqaneve dhe lokaleve.

Ndërkohë, kryetari i bashkisës së Salernos, Vincenzo Napoli, i shoqëruar nga disa patrulla të policisë bashkiake, kreu personalisht inspektime për të konstatuar nëse menaxherët dhe stafi i institucioneve tregtare respektonin dispozitat antiCovid-19.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet