Istogu mëson kundërshtarët e mundshëm në Evropë

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka bërë të ditur emrat e skuadrave që do të paraqiten në edicionin 2019‚0 të Kupës së EHF-së (EHF Cup) në konkurrencë të femrave.

Kosovën në këtë garë e përfaqëson kampioni, KHF Istogu, që ndeshjet e para i luan menjëherë në shtator. KHF Istogu paraqitet në raundin e parë kualifikues, ndeshjet e të cilit raund janë më 78 dhe 14 shtator. Shorti do të tërhiqet më 16 korrik.

KHF Istogu është i dyti në listën e klubeve jo bartëse për short. Kështu kundërshtarë të mundshëm të Istogut janë skuadrat bartëse në short si: SCM Craiova (Rumani), Astrakhanochka (Rusi), Bayer 04-Werkeselfen (Gjermani), Besancon (Francë), Slavia Praha (Çeki), Gomel (Bjellorusi), Super Amara Bera Bera (Spanjë), Metraco Zaglebie Lubin (Poloni), Bruhl (Zvicër), Muratpasa (Turqi), Skuru (Suedi), WAT Atzgersdorf (Austri), IUVENTA Michalovce (Sllovaki), Azeryol (Azerbajxhan), Quintus (Holandë).

Pra bëhet fjalë për skuadra shumë cilësore, por te Istogu shpresojnë që të kenë fat në short dhe të evitojnë klubet më të mëdha. Istogu ka përvojë dyvjeçare në Kupën Sfiduese. Në Kupën e EHF-së garon për herë të parë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet