Ismaili, Vetëvendosjes: Niseni mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili thotë se do ta rrëzonin qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti

Ismaili në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Vetëvendosje ka vetëm fjalë e jo vepra.

“Ju kemi thënë Vetëvendosjes: Niseni mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti. Nuk kanë nevojë të na pyesin neve. Kur e ka nisë LDK-ja mocionin ndaj Kurtit neve nuk na kanë pyetur. Edhe këta [LVV] janë parti politike. Mund ta nisin një mocion. Shumë e thjeshtë është le ta nisin. Nuk kanë nevojë të frikësohen nga askush”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) thotë se ata janë gjithsesi për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

“Ne nuk e nisëm as mocionin ndaj Qeverisë Kurti. Edhe pse kemi qenë kritikë në nuk e kemi nënshkruar. Kemi thënë se nuk do të rrëzonim një qeveri në kohë të pandemisë por ata vet e kanë humbur shumicën”, tha ndër të tjera Uran Ismaili./Telegrafi/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet