Ismail Hanejja : Rezistenca në Gaza e detyroi Izraelin të kërkonte armëpushim

Shefi i Zyrës politike të Hamasit, Ismail Hanejja, tha të martën se pushteti i Izraelit ishte pala që kërkoi armëpushim në agresionin e fundit ushtarak në Rripin e Gazës, transmeton Gazeta e Re.

Gjatë një fjalimi në Këshillin Legjislativ Palestinez për 71 vjetorin e Nakba, Ismail Hanejja tha se në fillim të agresionit, Izraeli refuzoi të merret me ndërmjetësit për armëpushim, por goditjet e luftëtarëve të rezistencës palestineze e detyruan atë për t’i dhënë fund sulmit.

Kanë kaluar 71 vjet të vështira që nga Nakba, shtoi Haneyya, populli palestinez kurrë nuk do të heqë dorë nga të drejtat e tyre për t’u kthyer dhe t’i rezistojë okupimit.

Ismail Hanejja theksoi nevojën për përfundimin e normalizimit me Izraelin dhe lavdëroi lëvizjet rreth botës që mbështesin bojkotimin e shtetit okupues.

Në një mesazh për të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite, udhëheqësi i Hamasit i siguroi ata se fraksionet palestineze të rezistencës nuk do të kursejnë asnjë përpjekje për çlirimin e tyre.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet