Islami nxitë për dituri dhe shkencë

Shkruan: Gentiana Kryeziu

Kur flasim për dituri duhet të kemi parasysh, se po flasim për diçka shumë të vlefshme dhe madhështore, të cilën Allahu i’a dhuroi njeriut për ta dalluar nga qeniet tjera. Vetë Allahu nxitë  robërit e tij për dituri. Ajetet e para, të cilat I’a zbriti Muhamedit a.s. janë:

”Lexo në emrin e Zotit tend, I cili krijoi…” ( Kuran, El-Alek: 1-5)

Kjo konsiderohet si thirrje për përfitimin e shkathtësive në lexim dhe shkrim, në atë kuptim që, ai që dine shkrim e lexim të bëhet dhe I arsimuar.

Dituria, arsimi dhe shkenca jane rrugë për të njohur krijuesin, për të kuptuar gjithësinë, sepse pa logjikë dhe mendje nuk kuptohen as ajetet dhe as shpallësi I  Kur’anit. Njeriu nëpërmjet arsimit dhe shkencës e kupton qëllimin e krijimit të tij dhe e njeh vetveten, e kupton gjithësinë dhe e njeh krijuesin.Në Islam shkenca ka vlerë të madhe, Allahu xh.xh thote:

 “ata nga mesi i juaj,që besojnë dhe të cilëve u është dhënë dituria,Allahu do ti ngritë në shkallë të larta (Kuran, El- Muxhadele, 11)

Islami urdhëron në një arsimim të përgjithshëm, të pa kufizuar dhe thotë:

”Thuaj, a janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë”. (Kuran,Ez-zumer, 9)

Në këtë ajet, konkretisht me fjalën ilmun nënkuptohet shkenca në përgjithësi dhe nuk kufizohet vetëm në shkencat fetare, siç mendon dikush por qëllimi kryesor është për çdo dituri e cila e largon paditurinë, qoftë ajo të jetë dituri fetare apo për çështjet e kësaj bote. Për të vërtetuar se bëhet fjalë për shkencën në përgjithësi, mund të na shërbejë si shembull edhe thënia e njohur : ”kërkone diturinë bile edhe në Kinë”,- përpjekje që sot mund të korrespondojë me udhëtimin për në hënë. Mbase në Kinë atëherë nuk ka pasur muslimanë, kuptohet qartë se me këtë Muhamedi a.s. ka pasur për qëllim diturinë (shkencën në përgjithësi).

Pra Kur’ani nxitë në studimin dhe hulumtimin e tokës dhe gjithësisë. Po ashtu gjdo musliman/e  është I/e obliguar t’I njoh dhe mesoj edhe shkencat shoqërore, pasi që njeriu është qenie sociale. Por edhe shkencat natyrore, mjeksine, anatominë, astronomine.

Ne duhet t’i  studiojmë shkencat, në mënyrë që të zgjerojme diapazonin tone të dijes, ta njohim më mire botën.Por nëse shkencat fillojnë të bëhen të pakapshme për trurin tone osa na vënë në dyshime është më mire t’I shmangemi këtij studimi. Si psh: teoria e Evolucionit,…


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONE

Të ngjajshmet