Ishte zhdukur që nga data 28 shtator, kosovarin e gjen gazetarja turke vetëm për dy ditë

Shtetasi kosovar i cili ishte zhdukur më 28 shtator te këtij viti në Stamboll të Turqisë, është gjetur sot në një spital po në këtë qytet.

Ukë Nikiqi me shtetësi kosovare, që banonte në ShBA i cili udhëtonte për në Kosovë me transit nga Stambolli, për herë të fundit ishte parë në stacionin e metros “Dünya Ticaret Merkezi Metro”, prej atëherë i është humbur çdo gjurmë dhe familjarët e tij janë lajmëruar në polici madje ata kanë dalë publikisht në një emision për të kërkuar atë, transmeton Gazeta e Re.

Gazetarja investigative, Müge Anlı në emisionin e saj “Tatlı Sert” e cila transmetohet në kanalin ATV kishte bërë thirrje për kërkimin e Nikiqit, dhe nuk zgjaten as dy ditë, kur një person identiteti i të cilit nuk është zbuluar, u lajmërua me telefon në këtë emision duke zbuluar vendndodhjen e shtetasit Kosovar.

Ukë Nikiqi ishte duke qëndruar në një spital në Stamboll. Nuk është dhënë shumë detaje për gjendjen e tij por pretendohet se ishte duke marrë trajtim mjekësor në atë spital. /Gazetaere.com/

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet