Ishte dimri i 1996, Sheshel e Vuçiç shtyjnë “Audin” që u kishte ngecur në borë

Një video e Vojisllav Sheshelit, Aleksandër Vuçiçit dhe Millan Baçeviçit të filmuar në dimrin e vitit 1996 po qarkullon sërish në rrjetet sociale.

Ata ishin nisur për në Deviçi të Ivanjicës për të mbajtur një tubim, por rrugës kishin hasur në rrugët e bllokuara nga sasia e madhe e borës që kishte rënë.

Për të mos anuluar takimin, ata dalin jashtë për ta shtyrë veturën që kishte ngecur në borë në një zonë malore.

Bëhet fjalë për veturën e tipit “Audi 100” brenda të cilës ishin Sheshel, Vuçiç dhe Baçeviçi.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet