Ish-ylli i Unitedit zbulon se si u mërzit nga femrat, makinat dhe paratë – la futbollin dhe u bë prift (Foto)

Ish-ylli i Manchester Unitedit, Philip Mulryne ka zbuluar se pse ai la shkëlqimin dhe magjepsjen e Ligës Premier për t’u bërë prift, edhe përkundër jetës luksoze me vetura, para dhe femra.

Philip Mulryne luajti së bashku me shokët e tij, David Beckham, Paul Scholes dhe Roy Keane në United, por më pas u caktua si prift katolik romak.

Mulryne, 39 vjeç, i cili zhvilloi 27 paraqitje me Irlandën e Veriut, ishte pjesë e skuadrës së Unitedit që fituan Kupës FC të të rinjve në vitin 1995 me Philip Neville, por bëri vetëm pesë paraqitje të larta në pesë vjet në Old Trafford para se të transferohej në Norwich në vitin 1999.

Mulryne gjatë kohës së tij me Man Unitedin
Pavarësisht fitimit të 10 mijë funteve në javë në Norwich dhe takimeve të tij me modelen e njohur Nicole Chapman, ish-mesfushori ishte i pakënaqur me jetën joshëse të një futbollisti të Ligës Premier.

Mulryne tani ka pranuar se ai nuk e kishte përmbushur atë që dëshironte nga stili i jetesës së futbollistit të lartë dhe u detyrua ta lë atë për tu bërë prift.

“Nuk më pëlqejnë zbukurimet e të qenit futbollist – paratë, klubet e natës dhe vëmendja e femrave. Përderisa kjo ishte mirë për një kohë, kur mbusha mbi të 20-tat, fillova të ndihem vërtet i pakënaqur. E kam dashur lojën, e kam dashur trajnimin. Mënyra e jetesës më solli kënaqësi, por asgjë nuk zgjati”, ka thënë fillimisht Mulryne për The Times.

Mesfushori irlandezo-verior me fanellën e Norwichit
“Po, bleva tre ose katër vetura në vit, sepse po mërzitesha dhe gjithmonë dëshiroja më shumë. Ishte e njëjtë me rrobat dhe shtëpinë”, përcjell Telegrafi.

“Fillova ta pyes veten: ‘Përse po e bëj këtë?’ Dhe, në thelb, përgjigja ishte se asgjë nuk ishte kurrë e mjaftueshme. Kam qenë vazhdimisht i shqetësuar, i lindur nga fakti se mendova se kjo mënyrë e jetës kishte për qëllim të më bënte të lumtur”.

Mulryne fillimisht ndihej bosh dhe ndërpreu atë në vitin 2009. Ai u kthye në Irlandën e Veriut për një vit, me qëllim që të kthehej në Angli dhe të gjejë një klub tjetër pas pushimit të tij të shkurtër, por kjo nuk u materializua kurrë.

Mulryne u shugurua gjatë këtij viti si prift
“Kam pasur një karrierë të mrekullueshme si një futbollist, një karrierë që shumë njerëz të rinj dëshirojnë”, tha ai më parë këtë vit.

“Në procesin e jetesës së asaj ëndrre në të 20-at, fillova të ndjeja se kishte një zbrazëti në mënyrën se si po jetohej jeta ime”, shkruan Telegrafi.

“Unë po bëhesha gjithnjë e më i pakënaqur me mënyrën se si po jetoja, në theks në gjërat materiale, duke besuar tek ato sikur të më kishin sjellë lumturi”.

Mulryne u shugurua nga Kryepeshkopi i Dublinit, Diarmuid Martin
“Fillova të pyesja veten më thellë. Identiteti im ishte kapur në futbollist dhe jashtë kësaj, nuk e njihja me të vërtetë se kush isha”.

“Më pas morra një vendim radikal në vitin 2009, që unë do të leja futbollin për një vit dhe do të kthehesha në Irlandë. Gjatë atij viti unë zbulova përsëri thirrjen time të vërtetë dhe besimin tim”.

“Besimi u bë një pikë kyçe në jetën time, nuk mund të kthehesha në futboll”, përfundoi ish-mesfushori i Unitedit dhe Norwichit, i cili u shugurua si prift më herët gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet