Ish-spiuni Sergei Skripal del nga spitali 2 muaj pas helmimit

Ish-spiuni rus Sergei Skripal ka lënë ambientet e spitalit, dy muaj pasi u helmua me një agjent nervor në Salisbury të Britanisë së Madhe.

66-vjeçari u gjet i shtrirë përtokë pranë një stoli në qytet më 4 mars, me vajzën e tij Julia. Ata u dërguan në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit të Qarkut Salisbury, ku gjendja e tyre u stabilizua pasi u ekspozuan ndaj agjentit rus Novichok.

E bija e tij, Julia Skripal doli nga spitali më 9 prill dhe u zhvendos në një vend të sigurt. Drejtoresha e infermierisë Lorna Ëilkinson tha se trajtimi i Skripalëve ishte “një sfidë e madhe dhe e pashembullt”.

Ajo shtoi: “Kjo është një fazë e rëndësishme në rimëkëmbjen e tij, e cila tani do të ndodhë larg spitalit”.

Qeveria e Britanisë së Madhe fajësoi Rusinë për sulmin, me kryeministren Theresa May që e përshkruan incidentin si “të furishëm” dhe “të neveritshëm”.

Por qeveria ruse mohoi çdo përfshirje dhe ka akuzuar Britaninë e Madhe se ka shpikur një “histori të rreme”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet