Ish-gjyqtari kosovar shpall kandidaturën për president të shtetit!

Nehat Idrizi tashmë edhe zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij për president të shtetit.

Indeksonline ka siguruar letrën ku Idiriz, i cili për një kohë të gjatë ishte pjesë e sistemit të drejtësisë, edhe “de jure” i është future kandidaturës për të parin e shtetit..

Ai ka bërë të ditur se ka njoftuar gjitha partitë politike në vend.

“Për t’ju njoftuar me vizionin dhe planin tim gjatë mandatit 5 vjeçar, ne mund të takohemi edhe ditëve në vijim”, ka shkruar ai.

Ndryshe, kandidaturë tjetër për president është edhe Ramush Haradinaj i AAK-së. Partia e këtij të fundit e ka nominuar atë për këtë post.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet